S'paguan gjoben, pranga vjedhesit te energjise
Berat- Ka rene ne pranga, pasi nuk ka shlyer denimin e dhene me gjobe nga gjykata per vjedhjen e energjise elektrike. Burime te komisariatit te policise Berat bejne me dije se ne pranga eshte vene shtetasi Fatmir Xhaxhaj. Ka qene organi i akuzes qe ka leshuar urdhrin e ndalimit per 43-vjecarin, lindur dhe banues ne qytetin e Ures Vajgurore. Prokuroria ka kerkuar ndalimin e 43-vjecarit, pasi gjykata i ka konvertuar gjoben ne denim me 20 dite burg, me akuze vjedhje te energjise elektrike. 43-vjecari pranon denimin me 20 dite burg ndaj vendimit me 100.000 leke gjobe me akuzen e " vjedhjes se energjise elektrike". E. A