Lirohet mjeku, akuza s'ka prova
Tirane- Shefi i Onkologjise, Agim Karaj eshte lene dje i lire. Vendimi eshte marre nga Gjykata e Tiranes e cila ka caktuar ndaj 58 vjecarit masen e sigurise "arrest shtepie". Ka qene vete prokurori i ceshtjes, ai qe i ka kerkuar dje gjykateses se gatshme Marjana Dedi lirimin e te pandehurit. Sipas burimeve nga gjykata i pandehuri ka mohuar akuzen e ngritur nga prokuroria. Ndersa pas kerkeses se bere nga ana e prokurorit, avokati i Karaj i ka kerkuar gjykates caktimin e mases se sigurise "detyrim paraqitje" per klientin e tij. Pas degjimit te te dyja paleve gjykata ka vendosur te lene ne fuqi masen e sigurise te kerkuar nga ana e prokurorise. Shefi i Onkologjise, Agim Karaj akuzohet nga prokuroria per vepren penale te "korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike". Sipas burimeve e vetmja prove qe prokuroria dispononte ne ngarkim te se pandehurit ishin pergjimet qe i kishin bere per nje muaj e gjysme, perpara se ai te vihej ne pranga. Kjo prove nuk e mbante dot ne qeli te pandehurin. Vete Karaj, pasi eshte vene ne pranga dhe eshte pyetur nga ana e oficereve te policise gjyqesore, ka bere me dije se nuk kishte marre asnje ryshfet per te cilen eshte akuzuar nga ana e akuzes. Kirurgu 58 vjecar, ka deklaruar se e kishin arrestuar kot, dhe se nuk kishte marre asnje ryshfet. Sipas deklarimit te tij para oficereve te policise gjyqesore, te gjitha leket te cilat i jane sekuestruar gjate momentit te arrestimit te tij, i kishte marre se i duheshin per te blere disa gjera per ne shtepi. Agim Karaj ra ne pranga kater dite me pare ne saje te operacionit te koduar "Plaga e hapur". Prokuroria bllokoi ne cilesine e proves materiale shumen prej 8 mije eurosh, 40 mije leke, dy aparate telefoni celulare, nje autoveture dhe nje sasi e konsiderueshme medikamentesh te ndryshme, qe ishin ne makinen e shefit te Kirurgjise te Onkologjikut, ne QSUT. Specialistet e antikorrupsionit prane Policise se Tiranes kishin siguruar informacione ne rruge operative, disa kohe me pare se kirurgu i njohur i Onkologjikut caktonte shuma te konsiderueshme parash kundrejt nje operacioni. Te afermit e pacienteve dyshohet se duhet te paguanin te mjeku Agim Karaj nje shume qe varionte nga 60 deri ne 70 mije leke te reja per te kryer nje operacion, ne te kundert kane deklaruar ne polici persona te ndryshem, mjeku nuk pranonte te kryente nderhyrjen kirurgjikale. Njesia e Task-Forces e cila ka ne duart e saj dosjen e 58 vjecarit do ta hetoje ate ne gjendje te lire, deri ne perfundim te hetimeve te saj. Deri me sot ndaj mjekut jane depozituar 3 kallezime penale nga te afermit e pacienteve te cilet pretendojne se kane paguar para te mjeku per operacion.
Mjeket nen akuze
Bensar Shuteriqi
Ramaza Isufi
Kastriot Dautaj
Ardian Nelaj
Agim Karaj
Xhevahir Hoxhallari
Provat
Prokuroria e Tiranes disponon si prova kunder mjekut kirurg, vetem pergjimet telefonike qe i jane kryer nje muaj e gjysme para arrestimit te tij nga policia. Gjithashtu mjeku Karaj u padit nga 3 te aferm, te cilet pretendonin se ai iu kishte marre para ne kembim te operacionit
Akuza
Kirurgu 53 vjecarar akuzohet nga prokuroria e Tiranes se ka kryer vepren penale te "korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike". Sipas hetimeve ai i ka marre ryshfet pacienteve qe kane kryer operacione.
Mjeket nen akuze
Bensar Shuteriqi
Ramaza Isufi
Kastriot Dautaj
Ardian Nelaj
Agim Karaj
Xhevahir Hoxhallari
Provat
Prokuroria e Tiranes disponon si prova kunder mjekut kirurg, vetem pergjimet telefonike qe i jane kryer nje muaj e gjysme para arrestimit te tij nga policia. Gjithashtu mjeku Karaj u padit nga 3 te aferm, te cilet pretendonin se ai iu kishte marre para ne kembim te operacionit
Akuza
Kirurgu 53 vjecarar akuzohet nga prokuroria e Tiranes se ka kryer vepren penale te "korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike". Sipas hetimeve ai i ka marre ryshfet pacienteve qe kane kryer operacione.