Spahia takim me qytetarët: Më 15 maj nisim punën për të vënë në jetë projektet tona për Shkodrën

Kandidati për kryetar bashkie të Shkodrës i koalicioni “Bashkë Fitojmë” , Bardh Spahia ka shprehur bindjen në fitoren e 14 Majit.
Në një takim me qytetarët, Spahia u shpreh se nga 15 maji, do nisë punën për të vënë në jetë projektet e tij për këtë qytet.
“Në programin tonë kanë një zë të veçantë, pasi roli i tyre në familje dhe shoqëri është kyç dhe kontributi që japin padiskutim mbetet i pazëvëndësueshëm. Falënderim dhe mirënjohje për gratë dhe vajzat e rajonit nr.5, për pritjen entuziaste, mesazhet që ndanë në këtë takim dhe për mbështetjen e dhënë.
Bashkë Fitojmë dhe nga 15 Maji e në vazhdim nisim punën për të vënë në jetë projektet tona për Shkodrën”, shkruan Spahia në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/