E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baleti rus te dielen koncert gala ne Tirane

Sezoni i ri artistik në kryeqytet do të çelet këtë të diel në Teatrin e Operas dhe Baletit me koncertin Gala të dy trupave më të famshme të baletit rus. Ata do të interpretojnë operat më të famshme botërore. Në vigjilje të këtij koncerti Drejtori i TOB-it, Zhani Ciko tha se vlerat e artit rus janë nga më të vecantat dhe se është një ogur i mirë për rifillimin e jetës artstike në kryeqytet.

“Repertori që këta do të paraqesin është një repertor që është ajka e baletit klasik botëror, që fillon që nga veprat ruse dhe klasike dhe vijnë në gjithë traditën e madhe të baletit romantik, ku prioriteti i baletit rus ka qenë vërtetë legjendar. Kështu që ju do të keni rastin të shikoni balerinë të shkëlqyer”-tha Ciko.

Ambasadori i federatës ruse në vendin tonë tha se ky është vetëm eventi i parë kulturor dhe do të shoqërohet nga një javë e plotë aktivitetesh artistike, nën sloganin, Ditët e Kulturës Shpirtërore Ruse. Nga TOB kultura dhe arti rus do të zhvendosen në Qëndrën Kombëtare të Filmit, ku për një javë duke filluar nga 21 shtatori do të shfaqen premjerat më të fundit të kineastëve rusë.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›