E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Berisha dhe Rama po pengojnë integrimin

Elbasan- Tubmin e parë si parti politike Aleanca Kuq e Zi e ka zhvilluar pasditen e sotme në Elbasan.

Takim është mbajtur në pallatin e sportit, ku gjatë fjalë së tij, kreu i AKZ- së, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Edi Rama dhe Sali Berisha po pengojnë integrimin në BE.
PD dhe PS po ndajnë Shqipërinë në dysh. Toskë dhe Gegë të gjithë jemi kuqezi, prandaj PD dhe PS kanë frikë nga votat kuqezi. Sali Berisha është sot pengesë për bashkimin e shqiptarëve, ndërsa bashkë me Ramën ai po pengon integrimin e vendit në BE ka deklaruar Spahiu.

Gjithashtu po sot janë shpërndarë disa tesera partie dhe pritet që në maj të mbahet dhe kongresi i madh Aleancës Kuq e Zi në Tiranë.

No related posts.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›