Himarë, Bashkia prezanton planin urbanistik
Himarë- Në mbledhjen e zhvilluar ditën e enjte, një kompani shqiptaro-greke ka prezantuar etapat e planifikimit urban të Himarës.
Këshilli i Bashkisë ka votuar planifikimin urban në unanimitet dhe me konsesusin e forcave të ndryshme politike.
Nga ky planifikim janë parashikuar të përfitohen rreth 400 hektarë të cilat do të përdoren për ndërtimet e reja për banim dhe turizëm si : rrugë të reja, rehabilitime qendrash historike, etj.
Mbledhja e zhvilluar ishte e hapur dhe në të ishin ftuar të merrnin pjesë edhe kryepleqtë e fshatrave të Himarës, për tu njohur më tepër me planifikimet urbane të parashikuara për fshatrat përreth.
I pranishëm ishte dhe anëtari i Këshillit të Bashkisë Himarë, Dhimojani, i cili e ka shtuar edhe më tepër rëndësinë, jo vetëm të mbledhjes por edhe qëndrimit me votë që do të mbanin këshilltarët e djathtë në mbledhje.
Shkrime të tjera me interes:
- Plani Urbanistik i Tiranës, Bashkia nis konsultimet me grupet e interesit Tiranë- Ndërtimi i Tiranës Metropolitane ka nisur sot rrugëtimin me...
- Zonat e bllokuara, PS prezanton planin e veprimit Tiranë- Partia Socilaiste gjatë mbledhjes së komisionit të emergjencave ka...
- Emergjencat/ Opozita prezanton planin në Kuvend, Patozi: Po pengoni punën e qeverisë Tiranë- Teksa kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Gramoz...