E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu Censusi nje mashtrim i madh

Lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, e cilësoi censusin si tërësisht të pabesueshëm, ndërsa lëshoi akuza të ashpra ndaj qeverisë, të cilën e konsideroi si “shërbëtore të interesave greke”.

Spahiu e mbajti fjalimin e tij të premten, me rastin e themelimit të degës së Aleancës Kuq e Zi në Londër, ngjarje që u shoqërua me një marshim të disa qindra antarëve të rinj të organizatës në rrugët e kryeqytetit britanik.

”Censusi është një mashtrim i madh, i cili zvogëloi në mënyrë artificiale kombin më të madh të rajonit”, u shpreh Kreshnik Spahiu nga “Oxford Street”. “Ju garantoj se përpara se të publikohej, ai iu dërgua për aprovim autoriteteve greke. I turpshëm ishte edhe reagimi i Greqisë, kur shprehur “shqetësimin” e saj për rezultatet vetëm dy dityë përpara se të publikoheshin ato”.

Në fjalimin e tij, Spahiu u frymëzua edhe nga një fakt historik: “Në Londër, 100 vjet më parë u bë ndarja e Shqipërisë. Sot, në këtë qytet po nis bashkimi. Të bëhemi një milion aktivistë “kuq e zinj” me rastin e shekullit të pavarësisë”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›