E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu Drejtesia te jete asnjanese

Drejtesia po i shmanget transparences duke ndejtuar ne hije dhe po fshehet e verteta nga ligji por ajo duhet te jete asnjanese. Keshtu eshte shprehur Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu ne ceremonine e prezantimit te qendres se dokumentacionit te gjykatave projekt ky i financuar nga ambasada spanjolle.

Duke e cilesuar si shume te rendesishme krijimin e nje qendre te dokumentacionit te gjykatave Spahiu theksoi se tashme gjykatat do te publikojne te gjitha vendimet e marra.

Shqiperia nuk eshte ajo e viteve me pare ku dokumentacioni i gjykatave digjej duke humbur gjurmet per vendimet e marra por sot Shqiperia sot ka nje sistem elektronik theksoi Spahiu.

Ai shtoi me tej se me krijimin e kesaj qendre drejtesia shqiptare do te behet me transparente ndaj publikut dhe qytetaret do te kene akses ndaj cdo vendimi gjyqesor.

Me kete qender ne kerkojme te rrisim transparencen e publikut dhe aksesin ndaj cdo vendimi gjyqesor. Cdo qytetar do te kete aksesin ne vendimet qe do te merren ne gjyqesor duke pasur edhe aksesin ti kontrolloje ato shtoi me tej Spahiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›