E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Orikumit armepushim me Dukatin

Qytetaret qe kerkojne njohjen e prones ne Karaburun e Llogora terhiqen per 10 dite nga protestat

Pas kater ditesh bllokimi te punes se Bashkise se Orikumit dje situata eshte kthyer ne normalitet. Punonjesit e administrates se bashkise jane lejuar ti rikthehen punes dje pas nje takimi qe kreu i ketij institucioni Kanan Braho ka bere me banoret e Dukatit dhe Orikumit.

Mengjesin e djeshem qindra banore kane pritur qe te vije ne pune administrata e bashkise dhe kane kerkuar takim me Kanan Brahon. Forcat policore kane qene te pranishme por me nje numer me te reduktuar se ditet e tjera. Braho ka pranuar te zhvilloje takimin dhe u eshte pergjigjur pyetjeve te banoreve rreth problemit te pronesise se tokave ne krahinen e Dukatit. Une jam ne krye te ketij komuniteti dhe i vendosur per ta cuar deri ne fund problemin tuaj madhor sic eshte ky i pronave te Dukatit. Une do te doja qe kjo histori te merrte fund. Une kam qene ne perputhje me ligjin dhe dua qe te krijoj mundesi komunikimi me qeverine Kryeministrin e vendit institucionet qe kane ne dore zgjidhjen e kesaj ceshtjeje tha Braho duke shtuar se eshte komunikuar me Ministrine e Drejtesise dhe pritet nje grup ekspertesh per te filluar dhe diskutuar zgjidhjen e kesaj ceshtjeje.

I bej thirrje Kryeministrit dhe qeverise qe ta trajtoje me seriozitet dhe respekt kete ceshtje qe nuk eshte e thjeshte. Une jam pjese integrale e Dukatit dhe nuk mund te beje ndryshe vetem ta perfaqesoj ate me dinjitet. Edhe nje here dua tu bej thirrje qe se bashku te shprehim vullnetin per te shkuar ne zgjidhjen ne rruge paqesore te problemit. Kjo nuk do te thote qe te heqim dore nga zgjidhja e kesaj ceshtjeje. Une ju ftoj qe ti kthehemi normalitetit tha Braho.

Banoret e Dukatit dhe te Orikumit i kane drejtuar nje sere pyetjesh kryebashkiakut Braho e nuk kane munguar as shenjat e nervozizmit. Banoret kane qene mosbesues per ato qe u thane nga kryetari i Bashkise se Orikumit. Ata kane kerkuar afate te sakta kohore per te zgjidhur ceshtjen. Braho ka premtuar qe diten e marte do te mberrijne specialistet dhe do te punohet per gjetjen e nje zgjidhjeje. Nderkaq kreu i Bashkise se Orikumit ka marre angazhimin qe te gjeje zgjidhje sa me pare edhe problemi i pronave te ish-punonjesve te Ndermarrjes Bujqesore Rinia te Orikumit.

Pas 40 minuta diskutimesh punonjesit e administrates se bashkise kane mundur te rikthehen ne pune por banoret kane kercenuar se do te rinisin protesten nese brenda 10 ditesh nuk marrin zgjidhje per problemin e tokave. Ne si Kuvend do te mblidhemi dhe do te protestojme serish deri ne zgjidhjen perfundimtare te tokave tona tha nje perfaqesues i Kuvendit te Madh te Dukatit struktures qe organizon protestat ne Orikum.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›