E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu-Dules: Gati të përballem në një debat për kombësinë

Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka sfiduar kreun e PBDNJ-it Vangjel Dule që të përballet në një debat televiziv për çështjen e ndërrimit të kombësisë.

Duke reaguar pas deklaratave të Dules, numri dy i KLD-së theksoi se është i gatshëm të përballet në debat televiziv edhe me çdo faktor parlamentar në lidhje me çështjen e kombësisë.

“Ndryshimi i kombësisë ka nevojë për debat transparent. Dule keqinterpreton vetëdeklaraimin e kombësi dhe të konventave ndërkombëtare” theksoi Spahiu duke shtuar se është koha e integrimit kombëtar dhe kushtetues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›