E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Gjyqtarët të “zhvishen” nga imuniteti

Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka kërkuar sërish sot heqjen e imunitetit të gjyqtarëve.

Duke folur në tryezën për reformën e procedurës penale, Spahiu theksoi se gjyqtarët duhet të jenë të parët që duhet t`u hiqet imuniteti.
 

“Gjyqtarët duhet të zhvishen nga imuniteti. Edhe pse kemi pasur dhënien e autizimit për hetimin e zyrtarëve, për të rritur eficensën e organit të akzuës gjyqtarët duhet të jenë të parët subjekte që nuk kanë imunitet” theksoi Spahiu.
 

Ai gjithashtu theksoi se është mjaft e rëndësishme që gjyqtarët të kenë integritet dhe jo të mbrohen me integritet.
 

Ai gjithashtu theksoi se zgjidhja e të gjitha problemeve ekzistuese të sistemit tonë të drejtësisë, qëndron në bashkëpunimin e munguar të të gjitha hallkave që e përbëjnë atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›