Ina Rama: Të ndryshohet kodi i procedurës penale
“Ka ardhur koha që kodi i procedurës penale të ndryshohet dhe ky ndryshim i kuadrit ligjor duhet të vijë si një element i qasjes së kodit tonë me atë europian”.
Kështu është shprehur prokurorja e përgjithshme Ina Rama në tryezën e organizuar nga ministria e drejtësisë për reformën në procedurën penale.
Sipas saj është e domosdoshme që kodin penal duhet të ndryshohet kufizimit i imunitetit të zyrtarëve të lartë në mënyrë që t`i japë mundësi prokurorëve të kryejnë hetime ndaj tyre.
Një tjetër problem tjetër sipas kryeprokurores Ina Rama që duhet të ndryshohet është edhe e drejta e prokurorëve për të ushtruar ndjekjen penale.