E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Katër kushte partive të mëdha

 Kreu i kësaj Aleanca, Kreshnik Spahiu, akuzon dy partitë e mëdha për pazare me Kodin Zgjedhor. Sipas tij, dy partitë po bëjnë marrëveshje për qëllimin e tyre.

“PD-PS nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve normale, sepse po bëjnë bisedime dhe pazare të fshehta për reformën zgjedhore duke shmangur te gjitha partitë e tjera. Kjo marrëveshje mban Berishën në pushtet dhe ruan stanjacionin për PD dhe PS”, tha Spahiu nga Durrësi, ku mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga kjo parti. Madje, AK-ja i ka vënë 4 kushte kryesore dy partive të mëdha.

“Kemi 4 kushte që i drejtojmë PD-PS, lidershipit krokodil të tyre: Ndryshimi i ligjit zgjedhor, numërimi i votës proporcional kombëtar; të njihet vota e shqiptarëve; numërim elektronik, nuk mund të lejojmë që votat të numërohen nga burimet njerëzore si dhe hapësirë mediatike”, tha Spahiu.

Ai madje bëri edhe një premtim, sipas të cilit nëse me këto kushte të plotësuara, Aleanca Kuqezi nuk fiton, ai do të tërhiqej nga politika, gjë që në fakt rrallë ka ndodhur në vendin tonë, pavarësisht premtimeve. Spahiu kërcënon partitë e mëdha se do të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve, nëse nuk plotësohen kushtet. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-11 12:18
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›