E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Dialogu politik “shpëton” vendin

“Retorika politike  duhet të konkretizohet e të materializohet me veprime konkrete, për të përmbushur dhe për të arritur të gjitha ato standarde të domosdoshme për të krijuar besueshmërinë e nevojshme për të marrë statusin e vendit kandidat”, tha Ardit Çela, sekretari i Marrëdhënieve me Publikun. 

Sipas tij, situata financiare në rajon, eurozonë apo më gjerë e detyron politikën shqiptare të jetë e përgjegjshme e të kuptojë njëherë e mirë se vonesa e reformave integruese, mos avancimi i tyre ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit.

“Një klimë pozitive politike, një klimë besimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellët, me agjendë të përcaktuar qartë drejt prioriteteve evropiane, do të ndikonte drejtpërdrejt, pozitivisht  në ekonominë e vendit, në rritjen e investimeve të huaja, rritjen e punësimit, rritjen e ekonomisë  në familjen e çdo qytetari shqiptar”, shtoi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-11 14:12
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›