Berisha: Po rikthejmë parqet në Tiranë ku Rama të cicërojë

Berisha u njoh në detaje me dy projektet që janë aktualisht në garë. Berisha u shpreh se urbanistë të reputacionit botëror kanë dhënë përgjigjet më të shkëlqyera, më të qëndrueshme me planin e tyre të ri, me projektin e tyre për Tiranën e shekullit të 21.
Kryeministri tha se Tirana duhet të zhvillohet në tërë hapësirën e saj ndërsa deklaroi se "tre elementët thelbësor, bulevardi, lumi dhe parqet, të evidentuara edhe në këto projekte, do të realizohen në një kohë shumë të shkurtë dhe Tirana do të marrë zhvillimin e vet". Në fjalën e vet, Berisha tha se gjatë këtyre viteve të fundit, Tiranës i janë shkatërruar vlerat e saj arkitekturore, duke përmendur këtu shkatërrimin e pazarit të Tiranës.
"Nuk mund të injorohet që pazari i vjetër i Tiranës që për mua është më tërheqësi, më i bukuri se çdo lagje që kam vizituar në vendet perëndimore. Në vend të tij u ndërtua një pallat dhe ndërtesa të tjera por ajo që na jep shumë shpresë janë këto projekte sepse ne shohim Tiranën e shekullit që jetojmë. Çdo qytetar ka të drejtë të ëndërrojë dhe të kërkojë në Shqipëri një nga metropolet më të zhvilluara të rajonit, simotër e metropoleve të mëdha evropiane dhe ky përbën një zhvillim historik”, u shpreh ai.
Duke akuzuar ish-kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, Berisha tha se 8 viteve të drjetimit të tij, Tirana u betonizua. "Tani ish-kryetari do të ketë parqe të panumërta të bëjë ciu ci nga mëngjesi deri në dark. Tani edhe në moshë dixhitale e sollëm", vijoi. Berisha nënvizoi se "sot ne të gjithë e shohim një dimension i cili i lejon Tiranës atë gjelbërim që ka tek Kodrat e Liqenit. Komplesi nga kodrat e Liqenit tek kodrat e Paskuqanit do të jetë nga më të bukurit, më të gjelbëruarit, më funksionalit". /S.Ll/Start/
2012-03-11 13:39