E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu-Krimeve të Rënda: Kujdes me përgjimet

Sipas numrit dy te KLD, duhet te kihet kujdes ne ceshtjen e pergjimeve pasi ka rrezik te shkelen te drejtat e shtetasve, referuar shifres se larte te abonenteve nen pergjim. Deklarata e Spahiut u be ne analizen vjetore te punes se Gjykates se Krimeve te Renda 

TIRANE-Zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu, ka dhene alarmin e pergjimeve te pakontrolluara dhe abuzimeve te mundshme me to.
Sipas numrit dy te KLD, duhet te kihet kujdes ne ceshtjen e pergjimeve pasi ka rrezik te shkelen te drejtat e shtetasve, referuar shifres se larte te abonenteve nen pergjim, qe vetem per kete vit kapin shifren e 500 personave. Deklarata e Spahiut u be ne analizen vjetore te punes se Gjykates se Krimeve te Renda.
Nderkohë Gjykata e Krimeve te Renda ka kerkuar qe ceshtja Fazllic ti kaloje per shqyrtim kesaj gjykate. Kryetari i kesaj gjykate, Dritan Hallunaj tha se ceshtja e pastrimit te parave eshte veper me e rende nga celja e llogarive bankare anonime sepse kryhet ne forme te organizuar. Propozimi indirekt lidhej edhe me ceshtjen Fazllic kur dihet tashme qe procesi ndaj tij po zhvillohet ne Gjykaten e Shkalles se Pare.
Hallunaj foli gjithashtu edhe per shtyrjet e procesve e per shkak te avokateve. Gjate 2008 te Krimet e Renda jane shqyrtuar 1125 ceshtje, jane arkivuar 145 kerkesa per gjykim, jane dhene 277 masa sigurie dhe kerkesa per sekuestro 252.
I pranishem ne analize ishte edhe Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, i cili ka kerkuar me shume angazhim nga kjo gjykate dhe unifikim te qendrimeve per ligjin e avokatise.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›