Përfaqësuesit e NATO-s, në Tiranë për demontimin
Ky ekip ka ardhur në vendin tonë për të bërë vlerësimin e tij për Raport-Progresin e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të procesit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Oketa i njohu të pranishmit me situatën aktuale të municioneve të tepërta në Shqipëri
TIRANE-Demontimi i municioneve të tepërta, ishte një temat e diskutuara dje nga ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa dhe nga ekipi i Konsultimeve të Shtabit Ndërkombëtar të NATO-s. Ky ekip ka ardhur në vendin tonë për të bërë vlerësimin e tij për Raport-Progresin e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të procesit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Oketa, pasi i njohu të pranishmit me situatën aktuale të municioneve të tepërta në Shqipëri, është shprehur se për një projekt të tillë demontimi, i është kërkuar ndihma të gjithë anëtarëve të NATO-s. Dy ditë më parë, ministri u takua me përfaqësuesit e kompanisë 'NAMSCA', e cila ka kryer demontime në Shqipëri dhe iu është kërkuar vazhdimi i projektit me financim amerikan dhe shqiptar. Dje, në këtë takim të rëndësishëm, pasi është pjesë e procedurës së anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në NATO me 4 prill të këtij viti, u bë e njohur puna e bërë për planifikimin e mbrojtjes e të forcës, veçanërisht pas marrjes së ftesës në Samitin e Bukureshtit; për procesin e modernizimit të forcës. Me rastin e 60-vjetorit të themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, më 4 prill zhvillohet samiti i radhës në dy vende të ndryshme, në Berlin dhe në Strasburg. Në punimet e Strasburgut pritet që Shqipëria dhe Kroacia të bëhen anëtare me të drejta të plota, ndërsa Maqedonisë dhe Ukrainës t'u bëhet ftesë për në NATO.
(d.b/GSH/BalkanWeb)