E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Qytetari ta ndjejë punën e institucioneve të shëndetësisë aty ku ka nevojë, jo vetëm në letra

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu zhvilloi sot një takim me drejtuesit e institucioneve në varësi të MMSHS-së.

Gjatë takimit Spahiu theksoi se qytetari duhet ta ndjejë punën e institucioneve aty ku ka nevojë, jo vetëm në letra.

Ministrja Spahiu kërkoi plane të qarta pune, më shumë kontroll në terren dhe më shumë përgjegjësi në përzgjedhjen e personelit, sepse cilësia e shërbimit nis nga njerëzit që e ofrojnë atë.

“Për personat me aftësi të kufizuara, ndihma duhet të jetë një proces i plotë dhe i pandërprerë, jo një rrugë me ndalesa e vonesa”, tha Spahiu.

Ministrja Spahiu kërkoi nga drejtuesit e institucioneve më shumë punë konkrete, më shumë kontroll dhe më pak justifikime.

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›