E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu Shkakrimi im antikushtetues

Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu deklaroi se kërkesa për shkarkimin e tij nga një grup deputetësh të PD-së është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

“Kjo cështje vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin për organizimin dhe funksionimin e KLD-së, ku nënkryetari nuk shkarkohet nga Kuvendi. C’lidhje ka qeveria me një institucion të pavarur? C’lidhje ka qeveria me gjyqësorin? Si mundet që në vitin 2012 qeveria të kërkojë të kontrollojë dhe godasë drejtësinë”, deklaroi Spahiu.

Saphiu e cilësoi këtë kërkesë si një sulm të pastër politik. “Klasës politike pushka top le t’i bëhet, por ta harrojë se do të kontrollojë drejtësinë. Viti 2012 konsiderohet si viti i fundit të botës, por ky do të jetë fundi i asaj klase politike që mendon se do të vendosë kontrollin dhe monopolin mbi shoqërinë shqiptare”, theksoi Spahiu.

Sipas nënkryetarit të KLD-së, kërkesa e maxhorancës për shkarkimin e tij ishte sa për të tërhequr vëmendjen nga procesi ndaj kreut të LSI-së, Ilir Meta.

“Atëherë kur pritet drejtësi nga drejtësia shqiptare, i jepet një grusht të rëndë drejtësisë shqiptare”, shtoi Spahiu.

Në mbledhjen e grupit të tij parlamentar, kryeministri Sali Berisha kërkoi shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, me pretendimin se e ka kthyer këtë institucion në një bazë për krijimin e një partie të re.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›