E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi kampion i Europes, Roben tradhëton Bajernin

Për të parën herë në histori Çelsi fiton Ligën e Kampionëve duke mundur me penallti në finale Bajernin e Mynihut. U deshën 11 metërshat për të kurorëzuar një kampion pasi 120 minutat përfunduan në barazim 1-1.

Bajerni ishte zot i shtëpisë dhe si i tillë e nisi më mirë ndeshjen. Ata këmbëngulën nga dy krahët me Roben dhe Riberi por mbrotja e Çelsit ishte e pakalueshme. Blutë e Londrës u munduan të zinin në befasi Bajernin me kundërsulme por nuk ia dolën.

Pjesa e parë përfundon 0-0 dhe rastet numëroheshin me gishtat e dorës. E dyta nis më vrullshëm dhe rastet për të shënuar shtohen. Gomez nga njëra anë dhe Drogba nga ana tjetër dëshirojnë të jenë heronjtë e mbrëmjes por ishte dikush tjetër që e mbajti këtë titull vetëm për 5 minuta.

Ishte Tomas Myler ai që ngriti në këmbë gjysmën e Alianz Arenës duke shënuar golin në minutën e 83. Kur të gjithë po fillonin të përgatisnin festën e kuqe Didier Drogba shnoi dhe i qetësoi të gjithë duke çuar peshë zemrat e tifozëve të Çelsit.

Me fillimin e shtesës Roben pati shansin më të mirë që të kalonte të tijët në avantazh por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Pas 120 minutash të lodhshme dhe të kujdesshme ekipet iu drejtuan penalltive aty ku djemtë e Di Mateos u treguan më të saktë. Nuk mund të gabonin sërish ata nga penalltia ashtu si në 2008-tën.

Blutë e Londrës duhet të festojnë dyfish pasi jo vetëm fituan trofeun që e kërkonin prej vitesh por fituan edhe të drejtën të jenë pjesë e Ligës së Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Gentjan Alinani/IDEA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›