E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu letër Rexhepit: 9 arsye për një komb një pasaportë

Ministri Rexhepi ka deklaruar për mediat për “pamundësinë e realizimit të idesë një komb, një pasaportë pasi Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të pavarura sovrane dhe nuk kanë në planin e tyre bashkimin..".  Në këtë kontekst, Spahiu sqaron nga ana juridike këtë ide, duke nënvizuar se nuk cenon pavarësinë e Shtetit të Kosovës apo Shqipërisë, por madje shërben në konsolidimin e shtetit juridik në të ardhmen e përbashkët Evropiane.

“Së pari, çështja e dhënies së shtetësisë shqiptare nuk është një çështje politike por thellësisht ligjore e cila kërkon një regjim të ri juridik brenda standardeve evropiane. Së dyti Shqipëria dhe Kosova duhet të diskutojnë në nivel shtetëror për të gjetur dhe aplikuar ato praktika të cilat shumë nga vendet e rajonit dhe Evropës i aplikojnë. Së treti, ka një keqkuptim të dukshëm në interpretimin e konceptit  "një komb, një pasaportë". Ky definicion nuk nënkupton që 2 milion shqiptarë të Kosovës do te marrin pasaportë të Shqipërisë dhe do të lëshojnë pasaportën e Kosovës. Koncepti i të drejtës së marrjes së pasaportës së shtetit amë nuk përjashton dy shtetësinë”, sqaron Spahiu.

Sipas numrit dy të KLD-së, modeli që synohet është ai amerikan, çka do të thotë që këta qytetarë të pajisen me dy pasaporta. “Së katërti, e drejta e shtetësisë është e drejtë universale e cila duhet të përvijojë mbi themelet e etnisë dhe kombësisë e më pas mbi kriteret e tjera të regjimeve të përkohshmërisë së banimit. Asnjë shtet evropian nuk lë bashkëkombësit e vet pa i pajisur me pasaportën e vendit amë, origjinë.  Ashtu si gjermanët, francezët, grekët, kroatët, bullgarët etj, etj, edhe Shqipëria nuk mund të lejojë që miliona qytetarë me origjinë shqiptare të mos gëzojnë të drejtën e dy shtetësisë dhe pasaportës”, shkruhet më tej. Gjithashtu, në letër shkruhet se shqiptarët janë i vetmi vend i Evropës që nuk dinë se sa e kanë numrin e popullsisë me kombësi shqiptare që jeton në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Greqi apo në.

“Së gjashti, Shqipëria është i vetmi vend në botë që nuk ka fqinj, pasi rrethohet në kufijtë e vet, nga shqiptarë, pra nga qytetarë me kombësinë e këtij vendi, por, që nuk gëzojnë qytetarinë e saj. Së shtati, ligji shqiptar është shumë diskriminues dhe nuk i jep prioritet qytetarëve me origjinë shqiptare. Së teti, standardet evropiane nuk mund të sjellin asnjë pengesë për sa  kohë edhe vende anëtare të BE e aplikojnë një procedurë të tillë dhe nga Aleanca Kuqezi është kërkuar që këto procedura të miratohen në sinkron me Komisionin Evropian.  Së nënti pasaporta është shndërruar në një "mur Berlini" për shqiptarët të cilët i shikon në radhë të gjata në pikën kufitare të Morinës, radhë të cilat fatkeqësisht janë me të gjata se radhët e emigrantëve që vijnë nga Greqia”, vijon letra. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-17 10:01
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›