E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spaleti: Humbja e kampionatit në 2008, keqardhja më e madhe

Në një intervistë për Sky Sport 24 ,ish-tekniku u Romës Luçiano Spaleti shpjegon arsyet e largimit nga skuadra kryeqytetase. Ai tregon edhe keqardhjen më të madhe nga eksperienca e tij me verdhekuqtë: humbja e kampionatit në maj 2008, kampionat që e fitoi Interi pas fitores në Parma me dy gola të Ibrahimoviçit në 30 minutat e fundit të Serisë A për atë vit. "Ai kampionat i humbur është keqardhja ime më e madhe - thotë Spaleti -. Ishim vërtet afër, por rezultati i fushës duhet pranuar gjithmonë."
Mes kujtimeve që do të sjellë me vete nga kryeqyteti, për Spaletin njëri është krejt i veçantë: "Gjithmonë do më nglet në mendje himni i skuadrës kur këndohej nga të gjithë. Ai mbetet simboli i dashurisë së popullit roman për skuadrën e vet." Pastaj, janë edhe "shumë net të paharruara, me fitore të bukura, qoftë në kampionat apo në Ligën e Kampionëve. Sidomos në Lion, pastaj në Madrid dhe me Çelsin në shtëpi. Netë të ndriçuara nga projektorë, nën dritën e të cilëve skuadra ka luajtur një futboll shumë të bukur."

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›