Një OK nga Majami për Felipe Masën
Analizat treguan një gjendje të mirë të Masës, megjithatë, duhet një ndërhyrje kirurgjie plastike për të rregulluar shenjën që la copa e cila e goditi pilotin në Hungari. Operacioni do të kryhet në ditët e ardhshme dhe pas tij, Felipe mund te fillojë përgatitjen fizike.
Ka qenë një ditë e gjatë me vizita mjekësore për Felipe Masën. “Jam shumë i kënaqur nga rezultatet e analizave” – u shpreh Masa në faqen e internetit të Ferrarit para se të hipte në avionin që e ktheu në San Paolo – “Pas ndërhyrjes së vogël në ditët në vijim, mund të filloj të bëj pak palestër për të rifituar formën dhe rrjedhimisht mund të filloj disa prova me makinat kart.”
Sigurisht që lajmi i mirë mbi rezultatet e analizave të Felipe Masës është përcjellë me kënaqësi në Maranelo, me shpresën për ta patur pilotin në 100% të formës në fillim të sezonit të ardhshëm.