E Diel, 1 Nëntor 2026

Lipi, asgjë kundër Kasanos

“Nuk kam asgjë kundër tij, është një profesionist i shkëlqyer dhe një djalë i zoti. Unë i respektoj opinionet e të gjithëve dhe sondazhet që e duan atë në kombëtare. Do ishte mirë që edhe të tjerët të respektojnë opinionin tim.”

Më tej Lipi shton: “Tema mbi Kasanon nuk më bezdis aspak. Situata të tilla kanë patur edhe ata që kanë qenë para meje dhe do të kenë edhe ata që do të vijnë më pas.”

Stërvitja e parë për Italinë do të jetë në Koverçano, në prag të dy sfidave të radhës ndaj Gjeorgjisë dhe Bullgarisë, të vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror 2010. Pas përgatitjeve fizike, “Axurrët” do të përqendrohen në aspektin taktik. Lipi ka provuar si modul kryesor skemën 4-2-3-1. Mungon Klaudio Markizio, por mesfushori i Juventusit do t’i bashkohet grupit në orët e ardhshme.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›