Spaleti: Tek Zeniti nuk shkova për para
Spaleti deklaroi se një nga arsyet se pse zgjodhi këtë skuadër, është interesimi i vazhdueshëm i tyre për ta pasur si trajner. Sipas tij, Zeniti ka një staf të ri, të talentuar dhe të përkushtuar, elementë që janë të rëndësishëm dhe duhet marrë parasysh kur vjen fjala për të bërë një zgjedhje të tillë.
Ai shtoi më tej se aspekti ekonomik nuk ka ndikuar aspak në vendimin e tij për të marrë drejtimin e skuadrës që fitoi Kupën Uefa në vitin 2007. “Sigurisht që oferta ekonomike merret parasysh, por nuk është kjo më e rëndësishmja, nuk është faktori vendimtar. Do të shkoj të jetoj me familjen time në një qytet të mrekullueshëm dhe të bëj më të mirën për këtë ekip”, nënvizoi ish-trajneri romanist.