Moti i keq, veriu izolohet nga dëbora
Rreshjet e dendura të borës që ranë gjatë natës së mbrëmshme kanë izoluar katër komuna në Kukës dhe një në Tropojë.
Komuna e Arrës, Kolis, Grykë Çajit dhe Shishtavecit në Kukës si dhe komuna e Valbonës në Tropojë prej më tepër se tetë orësh janë plotësisht të izoluara. Në Kukës trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 centimetra.
Edhe kalimi në rrugën nacionale është bërë i vështirë për shkak të dëborës dhe ngricave. Në rrugën Kukës-Kalimash, lëvizja e automjeteve në pjesën e Qafës së Malit është bërë gati i pamundur.
Për shkak të gjendjes së rënduar të motit, policia njofton edhe për dy aksidente. Në aksin e rrugës, Kukës-Shishtavec, një automjet ka dalë nga rruga për shkak të ngricës dhe ka rënë në humnerë.
Për pasojë kanë vdekur dy vetë dhe është plagosur një i tretë. Ndërkohë, në rrugën Kukës–Qafa e Malit, në vendin e quajtur Kthesat e Kalimasht, një tjetër automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur dy vetë.
Sipas policisë rrugore, në rrugët që lidhin Kukësin me qendrat e tjera të banuara, kalimi mbetet i vështirë, veçanërisht për mjetet e tonazhit të lartë.