Virusi AH1N1, shënohet rasti i katërt me vdekje
Sipas drejtorit të Politikave dhe Planifikimit Shëndetësor në MSH, Pëllumb Pipero, bëhet fjalë për një 31-vjeçar nga Vlora, i cili kishte ardhur nga emigracioni rreth 3 muaj më parë. Mësohet se pacienti ishte shtruar 3 ditë më parë në Reanimacionin e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, në gjendje të rëndë.
Gjatë ditës së djeshme, Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi dy raste të tjera me vdekje nga virusi i gripit të derrit tek dy persona nga Shkodra. Bëhej fjalë për një 53-vjeçar, i cili vuante nga pneumonia masive bilaterale, si dhe tek një paciente 47-vjeçare, e cila vuante dhe nga patologji të tjera, si sëmundje të mushkërive, hipertensioni arterial dhe hiperobeziteti.
Sipas të dhënave nga Instituuti i Shëndetit Publik, numri i rasteve të konfirmuara të prekura nga virusi A H1N1 në Shqipëri ka arritur në 310, 104 prej të cilave në gropmoshën 15-24 vjeç. Mosha mesatare e rasteve të prekura në total është 23 vjeç.
Shumica dërrmuese e rasteve janë konfirmuar në Tiranë, por vihet se një shpërndarje më e madhe gjeografike sa i takon rretheve të prekura. Kështu, të dhënat tregojnë se 144 raste janë konfirmuar nga mostrat e marra në Shërbimin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, 52 në Spitalin Pediatrik të QSUT-së. Por raste janë konfirmuar edhe në spitalet e rretheve Mirditë, Kuçovë, Kolonjë, Pogradec, Kukës, Kavajë, Gramsh etj.