Spaleti mbyll merkaton e Romës
Roma do të luajë nesër në mbrëmje ndeshjen e kthimit në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Europës ndaj Sllovakëve të Koshices. Italianët kanë barazuar 3-3 në takimin e parë. Tekniku Spaleti flet mbi gjendjen e skuadrës por edhe për merkaton.
“Nesër do t’ia dalim, do të kualifikohemi,”- pohon trajneri italian. Në lidhje me formacionin, Spaleti sqaron se Andreoli dhe Brigi nuk do të jenë të gatshëm, kurse Baptista po përmirësohet. Huan, Vuçiniç dhe Perrota? “Vështirë të mund të luajnë të tre së bashku, por shpresoj të jenë në dispozicion.”
Në lidhje me merkaton, lajmet nuk janë aspak të mira. Roma ka probleme financiare, të cilat duhen zgjidhur. “Nuk kemi mundësi të shpenzojmë. Na duhet diçka që të na përmirësojë bilancet.”