E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shevçenko drejt largimit nga Çelsi

“Sot Shevçenko është një lojtar i Çelsit dhe do të jetë edhe në të ardhmen.” Këto fjalë Karlo Ançeloti i tha jo më parë se të shtunën e kaluar. Por mesa duket, gjërat kanë ndryshuar.

Të përditshmet angleze “Mirror” dhe “Guardian” shkruajnë se sulmuesi ukrainas do të ishte i bindur të linte kryeqytetin britanik, pasi ka kuptuar që për të nuk ka hapësira tek Çelsi. Ai mund të mos përfshihet në listën e të grumbulluarve për Ligën e Kampionëve dhe Ançeloti ia ka bërë të qartë se ai është sulmuesi i katërt në ekip, pas Drogba, Anelka dhe Salomon Kalu. Shevës mund t’i jepet shansi për të luajtur në janar, kur Drogba dhe Kalu të jenë të grumbulluar me kombëtaret e tyre në Kupën e Afrikës.

Por kjo nuk e ka bindur Shevçenkon, i cili shpresonte të qëndronte në Londër edhe për arsye familiare, por që gjithsesi, është e qartë se nuk ka ndërmend të kalojë një tjetër sezon në pankinë. Prandaj, ukrainasi po vlerëson mundësitë për një rikthim të mundshëm në klubin që e afirmoi si futbollist, Dinamo e Kievit, por pa përjashtuar pistën Zenit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›