E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, 10 hektarë kullotë digjen nga zjarri

Vatra e zjarrit u shfaq rreth orës 22:30 të ditës së djeshme dhe u  normalizua sot në orët e para të mëngjesit. Për shuarjen e vatrës së zjarrit  u angazhuan 20 forca zjarrfikëse, që punuan me 3 autobote. Zjarri mësohet se rrezikoi dhe një zonë të pyllëzuar, që shpëtoi pa u përfshirë nga flakët falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.
     
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në komunën e Lunxhërisë.

Disa ditë më parë, në afërsi të qytetit të Këlcyrës në qarkun e Gjirokastrës, u dogj një dynym zonë e pyllëzuar ndërsa u ndalua dhe një i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.
      
Gjatë 3-mujorit të fundit, në qarkun e Gjirokastrës janë identifikuar 11 raste zjarresh, 5 prej të cilave në pyje e kullota, ndërsa të tjerat janë shfaqur në objektet e ndryshme.  

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›