E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spalletti: Roma e meriton Skudeton e vitit 2006

Trajneri i Zenit St Petersburg, Luciano Spalletti, ka kërkuar që Skudeto e vitit 2006 t`i jepet Romës.

Spalletti beson se klubi i kryeqytetit italian meriton trofeun, tani që u zbulua se edhe Interi kishte qenë i përfshirë në skandalin e montimit të ndeshjeve.

Titulli i vitit 2005/06 iu mor Juventusit dhe iu dha Interit, i cili kishte përfunduar i treti prapa Milanit.

“Mendoj se Roma e meritoi më mirë dhe bëri punë të mirë dhe unë shpresoj se do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Është turp për fansat e Romës, ata nuk e kanë korrur atë që kanë mbjellë”, ka thënë Spalletti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›