E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët e Bulqizës sërish në protestë

Minatorët e Bulqizës kanë vijuar sot ditën e tretë të protestës për kushtet e punës.

Të mbështetur edhe nga qytetarët dhe nga metalurgët rreth 700 minatorë kanë protestuar sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata kanë dhënë 3 ditë afat për plotësimin e kërkesa të tyre pasi në të kundërt do të hyjnë në grevë urie.
 

Minatorët e Bulqizës kanë nisur protestat e tyre që prej ditës së hënë ndërkohë që disa nga kërkesat e tyre janë rritja e pagave, kushte më të mira pune si dhe ulje të moshës së pensionit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›