E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spalletti: Roma nuk do të jetë sfiduese për titull

Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, thotë se klubi që ai drejton nuk do të mund të jetë sfidues për Skudeto në sezonin e ardhshëm. "Juventusi dhe Interi janë dy ekipe të shkëlqyeshme, por mendoj se Roma mund të gjejë hapësirë për vete duke punuar intensivisht", ka thënë Spalletti.
"Nuk dua që lojtarët e mi të sillen vërdallë duke thënë se do ta fitojnë Skudetton. Vetëm dua të them se ata do të luftojnë për pikë të plota në së paku 80 % të ndeshjeve", tha ai.
"Në vend se të thotë gjëra të tilla (se do të fitojmë Skudeton), Juan duhet t'u thotë fansave se ai do të luajë për të fituar në 80% të ndeshjeve. Vetëm atëherë mund të fillojmë të flasim për objektiva", ka shtuar italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›