Iran, gjenden dy kutitë e zeza të avionit të rrëzuar

Gjenden dy kutitë e zeza të avionit që u rrëzua të mërkurën në Iran. Ndër mbeturinat e mjetit fluturues që u rrëzua në pjesën veriperendimore të Iranit, dhe që shkaktoi 168 të vdekur, u bë e mundur gjetja e dy kutive të zeza, të cilat do të ndihmojnë në zbulimin e shkakut të vërtetë të kësaj tragjedie ajrore. Mediat dhe burimet lokale informojnë se kutitë e zeza janë dëmtuar, por hetuesit po përpiqen të nxjerrin informata të rëndësihme prej tyre. Avioni i kompanisë ajrore Kaspijen Erllajns po fluturonte nga Teherani në drejtim të Jerevanit kur u rrëzua në afërsi të qytetit Qazvin. Për këtë tragjedi Shtetet e Bashkuara kanë shprehur ngushëllimet e rastit për familjet e 168 personave, që humbën jetën nga përplasja e avionit në veriperëndim të Iranit. Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie diplomatike mke Iranin, por synojnë që të sigurojnë një afrimitet më të madh me popullin e Iranit, në kuadër të përpjekjeve për ta bindur Teheranin për negociata lidhur me programin e tij të kontestuar atomik.