Serbi, 68 të infektuar nga virusi H1N1

Shkon në 68 numri i të prekurve nga virusi i gripit të derrave në Serbi. Së fundmi Shërbimi shëndetësor i Serbisë ka identifikuar edhe 14 persona të tjerë me gripin e derrit, të gjithë pjesëmarrës të Festivalit Egzit që po zhvillohet në Novi Sad. Ministri serb i Shëndetësisë, ka thënë për mediat serbe se të sëmurët po trajtohen në qendrat spitalore të ngritura posacërisht për këtë diagnozë, por ai nuk ka përjashtuar mundësinë që numri i të infektuarve të rritet edhe më tej.