E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ shpall rezultatin zyrtar të zgjedhjeve parlamentare

Kështu, Aleanca e Ndryshimit mori 70 mandate, Aleanca Socialiste për Ndryshim 4 mandate, ndërsa Bashkimi për Ndryshim 66 mandate. Koalicioni i katërt më i rëndësishëm, Poli i Lirisë doli pa mandate në votimet e 28 qershorit.

Sipas kryetarit të KQZ-së, Arben Ristani, procesi zgjedhor ka qenë i ndershëm, i barabartë, dhe i lirë për të gjithë.

Megjithatë, z. Ristani tërhoqi vëmendjen për bashkëpunimin jo shumë frytdhënës me pushtetin vendor, vonesën e propozimeve të subjekteve për anëtarët e Komisioneve Zgjedhore, si dhe ngadalësinë e procesit të numërimit.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›