E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja, Fabregas: Jam 100 për qind

Mesfushori i Spanjës, Cesc Fabregas, deklaroi se ai është 100 për qind gati, teksa “La Furia Roja” përgatiten për ndeshjen e parë kundër Zvicrës në Durban, të mërkurën (16: 00).

Kapiteni i Arsenalit shprehu gjithashtu kënaqësinë për përfshirjen në skuadër, vetëm pak kohë pas rikuperimit të tij.

“Çdo ditë që kalon bëhem më mirë. Tani mund të them se jam 100 për qind. Gjëja më e mirë është se unë nuk kam munguar në asnjë seancë stërvitore”, - tha Fabregas gjatë një konference për shtyp.

“Kemi një cilësi të pabesueshme të lojtarëve në ekip. Ne duhet të punojmë dhe të respektojmë vendimet e trajnerit”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 13 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›