E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kloze: E di çfarë duhet të bëj

www.albania-sport.com - Miroslav Kloze vjen zakonisht atëherë kur Gjermania ka më shumë nevojë për të, dhe këtë ai bëri në fitoren 4-0 kundër Australisë duke ndihmuar vendin e tij për të bërë ofertën serioze në betejën për të fituar titullin e katërt në Kupën e Botës.

Kloze shënoi golin më të rëndësishëm të ndeshjes, që e vendosi përfundimisht Gjermaninë në kontrollin e plot të takimit të grupit D.

Sulmuesi 32-vjeçar ishte nën akuzë përpara fillimi të turneut pasi kishte qëndruar thuajse në bankinë te Bajern Munich për pjesën më të madhe të sezonit, duke shënuar vetëm tre gola në Bundesligë dhe luajtur shumë dobët.

“Unë e di gjithmonë se çfarë duhet të bëj”, - tha Kloze pas ndeshjes. “Unë stërvitem dy-tri herë në ditë dhe e dija se sot ishte shumë e rëndësishme, dhe jo çfarë ndodh në miqësoret përpara Kupës së Botës”.

Kloze shënoi edhe golin që kualifikoi Gjermaninë në Kupën e Botës pas fitores 1-0 kundër Rusisë.

Gjermani i lindur në Poloni shënoi pesë gola në Botërorin e vitit 2002, kur Gjermania mbërriti në finale, dhe pesë të tjerë në Kupën e Botës së vitit 2006, që ndihmuan Gjermaninë të mbërrinte në gjysmëfinale.

Goli kundër Australisë ishte i 11-ti për të duke u barazuar me Jurgen Klinsmanin, dhe vetëm 3 gola larg Gerd Mylerit e një më pak se sa braziliani Ronaldo, që mban edhe rekordin në botë me 15 gola.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 14 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›