E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja Fabregas gati per Euro 2012

Të dielën, Spanja do të luajë kundër Kinës në Sevilje ndeshjen e fundit përgatitore përpara Euro 2012, ku do të provojë të mbrojë titullin kontinental, ndërsa sfida e parë e “Furisë së Kuqe” do të jetë ajo e datës 10 kundër Italisë në Gdansk.

Del Boske do ta mbështesë forcën e skuadrës së tij te mesfusha e talentuar, ku përveç Ksavit, Iniestës e david Silvës, iberikët kanë edhe mjaft alternative. Lajmi I mirë për Spanjën është që në dispozicion të skuadrës do të jetë edhe Sesk Fabregas.

Numri 4 i Barcelonës nuk do të luajë kundër Kinës, megjithatë rezonanca magnetike tregoi se tërheqja e tij muskulore në pjesën e pasme të kofshës së djathtë nuk është aq serioze. Federata Spanjolle konfirmoi në faqen zyrtare se “diagnoza pas vizitave mjekësore ishte mjaft e kënaqshme”, ndërsa Fabregas duhet të zhvillojë stërvitje të diferencuara, me shpresën se do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e parë në Euro 2012.

Fabregas, ashtu si edhe 6 lojtarë të tjerë të Barçës dhe dyshja e Atletik Bilbaos, Jorente e Havi Martinez, që luajtën të gjithë në finalen e Kupës së Mbretit, iu bashkuan skuadrës vetëm të premten.

Ndërkohë, pas seancës stërvitore, lojtarët e kampionëve të botës dhe europës në fuqi u takuan me kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoi, me këtë të fundit që i kërkoi skuadrës të triumfojë në Poloni dhe Ukrainë, pasi “në këto kohë të vështira i gjithë populli spanjoll ka nevojë për pak gëzim”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›