E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moxhi falenderon Bogdanin

Mbiemri Moxhi në Itali bën shumë efekt. Kjo mbi të gjitha prej Luçiano Moxhit, të akuzuarit kryesor në skandalin e vitit 2006 “Calciopoli”, megjithatë po kaq peshë në ambientin sportiv ka edhe Alesandro Moxhi.

Duke folur për skandalin e 6 viteve më parë dhe skandalet e tanishme, mes të tjerave menaxheri i futbollistëve në Itali ka falënderuar edhe Erjon Bogdanin. Sipas tij, ishte pikërisht sulmuesi shqiptar shtysa që ai ti kthehej futbollit pas ngjarjeve të “Calciopolit”.

“Personalisht e vuajta Calciopolin dhe nga maji deri në qershor 2006 e ndërpreva aktivitetin tim. Më pas një ditë korriku I telefonova Erjon Bogdanit dhe e pieta nëse ishte e vërtetë që po negocionte me Udinezes. Ai ma konfirmoi, madje duke më thënë se e kishte të pamundur të më kontaktonte”, bëri të ditur Alesandro Moxhi.

Më pas, djali i “Big Luçianos” konfirmoi se pasi e njoftoi sulmuesin shqiptar se do ti rikthehej punës, pas një ore kuqeziu e mori në telefon dhe e dërgoi në bisedën me drejtuesit e Udinezes. “Ai ishte një gjest i madh besimi dhe më dha krenari dhe stimuj për të vazhduar punën. Më pas nisa ti telefoj të gjithë lojtarëve me të cilat kasha punuar më parë”.

Menaxheri i njohur italian është akuzuar për “kërcënime” të lojtarëve për të siguruar të drejtën e përfaqësimit të tyre dhe pas hetimeve që zgjatën tre vjet gjykata e dënoi me 2 vjet burg me kusht. Alesandro Moxhi i është kthyer punës prej vitit 2011 dhe tashmë e ka shtrirë aktivitetin në Lindjen e Mesme, aty ku sheikët nuk ngurojnë të investojnë miliona euro në futboll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›