E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja Silva I kenaqur me debutimin

David Silva ka theksuar se ndeshja e radhës e Spanjës ndaj Irlandës do të jetë e vështirë sepse irlandezët luajnë shumë mirë në kundërsulm.

“Kanë shumë lojtarë që luajnë në kampionatin anglez dhe lojën e kundërsulmit e zotërojnë mirë”, deklaroi mesfushori i Manchester City, i cituar nga mediat spanjolle.

Në lidhje me barazimin ndaj Italisë në ndeshjen e parë të grupit C, futbollisti i ekipit kampion Europe në fuqi deklaroi: “Ishte një ndeshje e mirë sepse e rëndësishme në ndeshjen e parë është mos të humbësh. Tani do të tentojmë të fitojmë dy ndeshjet që na kanë mbetur në grup. Fatin Euro2012Këpucët për femra të EURO 2012EURO 2012, Polonia ndal RusinëBento kërkon falje për Cristiano Ronaldon e kemi në duart tona.”

Duke folur për modulin pa sulmues që Del Bosque hodhi në fushë ndaj axurrëve, Silva theksoi: “Unë jam mësuar të luaj me 1 ose 2 sulmues para sepse më pëlqen të jap pasimet për gol. Nuk jam sulmues i mirëfilltë edhe pse kohët e fundit kam bërë gola.”

Ndeshja Spanjë-Irlandë do të luhet të enjten në orën 20.45.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›