E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja Xavi thyen rekordin e Raul


Xavi Hernandez, mesfushori i Barcelonës, është shndërruar në lojtarin e fushës me më shumë ndeshje ndërkombëtare me Spanjën pasi dje ka luajtur takimin e 103-të me kampionët në fuqi të botës, duke kaluar kështu rekordin e Raul me 102 ndeshje.

Xavi tashmë synon të arrijë portierët Andoni Zubizarreta (126 ndeshje) dhe Iker Casillas, i cili luajti ndeshjen e 124-t në fitoren e djeshme të Spanjës me rezultatin 6-0 ndaj Lihtenshtejnit.

Mesfushori katalanas ka debutuar më 15 nëntor të vitit 2000 me kombëtaren spanjolle, në një takim ndaj Hollandës. Që nga ajo kohë Xavi ka qenë pjesë e “La Roja”-s në botërorët Kore-Japoni 2002, Gjermani 2006 dhe Afrikë e Jugut 2010 si dhe në kampionatet europiane Portugali 2004 dhe Austri-Zvicër 2008.

Gjithashtu, Xavi ka shënuar 10 gola në 103 ndeshjet me Spanjën dhe ka fituar dy trofe të rëndësishëm: Europianin e vitit 2008 dhe Botërorin e vitit 2010.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Totti: Roma është më e rëndësishmja
Francesco Totti, kapiteni veteran i Romës, u bëri thirrje shokëve të tij të ekipit që të mbështesin trajnerin e ri të ekipit italian, Luis Enrique. Londër, vdes një tifoz uellsian
Një tifoz uellsian ka vdekur mbrëmjen e kaluar jashtë stadiumit Uembli të Londrës para fillimit të ndeshjes së futbollit mes Anglisë dhe Uellsit, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian Euro 2012, faza finale e të cilit do të zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni verën e ardhshme. Euro 2012, Italia siguron finalet
Italia është kombëtarja tjetër që i bashkohet Gjermanisë së kualifikuar për në finalet e Euro 2012, ndërkohë thuajse të kualifikuara (ndonëse jo matematikisht) janë edhe Anglia e Holanda. Shqipëria zhgënjen, mundet 2-1 nga Luksemburgu
Shqipëria humb identitetin në Luksemburg ku mundet ndaj skuadrës më të dobët europiane 2-1. Atëherë kur u mendua se mund të rikuperohej dicka pas zhgënjimit në dy ndeshjet e fundit të këtyre eliminatoreve, kuqezinjtë cojnë në 3 numrin e humbjeve radhazi duke i dhuruar këtë fitore Luksemburgut, të parën për ta në këtë fazë grupesh. Pjesa e parë, Luksemburg-Shqipëri 1-0
Shqipëria është mundur në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Luksemburgut me rezultatin 1-0.

Lajmet kryesore

"Gërdeci", shtyhet sërish seanca
Mungonin 17 avokatë
Bogdanovic: Ditë të vështira për serbët në veri
Arvizu: Përpjekje mbarëkombëtare kundër korrupsionit
Bare: Dorëheqja, përgjegjësi morale dhe institucionale
Aksident rrugor në Lushnjë, një i vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›