Ja formacioni i dështuar i botërorit
Në formacionin 4-1-3-2, në portë me meritë qëndron Robert Grin i Anglisë, që la gjurmë me gafën e tij në sfidën e parë përballë SHBA-së. Në qendër të mbrojtjes një vend për Fabio Kanavaron, triumfues katër vite më parë në finalen e Berlinit, por që në Afrikën e Jugut më tepër do të mbahet mend për kostumin elegant “D&G” kur dorëzoi Kupën e Botës pra finales në Johanesburg.
Përkrah tij një tjetër protagonist i finales së para katër viteve, francezi Uilliam Gallas, i cili nuk la asnjë shenjë me trikolorët në kampionatin e Afrikës (ashtu si e tërë kombëtarja e Domenekut). Në të majtë të prapavijës një tjetër francez: Patris Evra, që megjithë shiritin e kapitenit, ishte një nga protagonistët negativë të skandalit që përfshiu Francën gjatë aventurës afrikanojugore. Kurse në të djathtë vendoset argjentinasi Jonas Gutierrez, i cili nuk shpërbleu besimin e Maradonës.
Tani kalojmë te reparti i mbushur me kampionë, plot miliona, por që në botëror rezultuan “bidonë”. E nisim me holandezin Mark van Bomel, për të cilin martesa me të bijën e trajnerit Bert van Marvijk është arritje më e madhe se finalja e botërorit. Para tij qëndron treshja “e mrekullueshme”: Kaka’, Ronaldo, Riberi. Nëse për brazilianin cilësimi “dobët” mund të jetë i mjaftueshëm, për francezin e Bajernit të Mynihut (që kërkohet nga gjysma e Europës) janë me vend mbiemrat “i tmerrshëm”, “i frikshëm”, “i shëmtuar”. Kurse lojtari më i shtrenjtë në botë, përveçse një goli në fitoren 7-0 me të gjorët koreanoveriorë dhe një shtylle kundër Bregut të Fildishtë, më tepër do të mbahet për pështymën ndaj kamerës në përfundim të çerekfinales së humbur ndaj Spanjës.
Tani hidhemi te sulmi, ku një vend në formacionin e dështuar e mban Uejn Runi, i cili ishte në Afrikën e Jugut vetëm me 178 centimetrat e fizikut të tij. Përveç një shtylle të goditur në ndeshjen e fundit në grup përballë Sllovenisë, nga sulmuesi anglez nuk do të mbahet mend asgjë tjetër. Përkrah tij në repartin e avancuar qëndron Nikolas Anelka, i cili më shumë se me këmbë në fushën e lojës, la gjurmë me deklaratat në media dhe i faturohet një pjesë e mirë e përgjegjësisë për figurën e shëmtuar të kombëtares transalpine.
Tani duhet të gjejmë trajnerin që meriton të drejtojë një skuadër të tillë. Nuk është e vështirë të gjesh një njeri që mund të “urrehet nga futbollistët dhe nga të gjithë tifozët”: Rajmond Domenek. Edhe ne që mendonim që Kapelo ishte më i keqi...