Diego, ndaje mendjen!
Së fundi, federata argjentinase e futbollit i ka propozuar 50-vjeçarit një projekt katër vjeçar, deri në përfundim të botërorit të ardhshëm në Brazil në 2014-ën. Siç raporton e përditshmja argjentinase “Ole’”, presidenti Grondona kërkon të bindë ish-“Djaloshin e artë” të vijoj punën në krye të stolit çelest.
Tashmë fjala e fundit i takon vetë Maradonës dhe gjithçka do të varet nga vendimi i tij. Sipas një burimi pranë trajnerit, problemi i vetëm që mund ta bëjë atë të refuzojë ofertën, është stafi teknik, i cili nuk ka shumë simpantizantë në federatë.