E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja i shënon 10 gola ekipit të 138 në renditjen botërore

Pas rezultatit të parë në shifrat 6-1 kundër Nigerisë ekipi tahitjan këtë herë është mposhtur edhe më thellë nga kampionët e botës, me rezultatin 10-0.

Spanja arriti të shënonte që në minutën e 5 me anë të Torres, gol i shoqëruar në pjesën e parë edhe me tre të tjerë nga Silva (31’), Torres (33’) dhe David Villas (39’).

Në pjesën e dytë David villa (49’ dhe 64’) e tripletën e tij, Fernando Torres realizoi edhe dy gola tjerë (57’ dhe 78’), teksa Mata realizoi në minutën e 66-të, kurse për rezultatin përfundimtar 10-0 me golin e tij të dytë personal në këtë takim shënoi David Silva (89’).

Vlen të përmendet se Fernando Torred dështoi të realizonte nga pika e bardhë, por shpejt e përmirësoi gabimin e tij.

Me këtë fitore, Spanja kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave dhe mban vendin e parë në Grupin B.

Tahiti kthehet në shtëpi, por së paku mund të ndihet krenar pasi portieri i ekipit e qëlloi rezultatin saktë para takimit.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›