E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS padit 4 anëtarët e KQZ: Dëme ekonomike

Partia Socialiste paditi dje në Prokurorinë e Tiranës 4 anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për dëm ekonomik në lidhje me
dështimin e projektit për sistemin elektronik të verifikimit të kartave të identitetit në qarkun e Tiranës. Nënsekretari për çështjet zgjedhore në PS, Koli Bele, tha dje se ky proces po cenon standardin e zgjedhjeve dhe se katër anëtarët e KQZ kanë përgjegjësi për dështimin. 

Pasi ka dorëzuar në prokurori edhe kërkesë-padinë, Bele tha për median se: “Dëmi ekonomik i shkaktuar është në vlerën
2 milionë dollarë. I bëjmë thirrje prokurorisë të ndjekë me objektivitet dhe paanësi shpërdorimin e detyrës nga katër anëtarët e KQZ-së, si dhe administrata partiake në shërbim në KQZ”, - tha Bele.
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›