E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja kryqezon Ferrarin

Abu Dhabi prish endrren e Alonsos Ferrari ngaterron pilot shpall Vettel-in kampion bote Vettel eshte kampioni. Jane keto titujt e pare te gazetave spanjolle te cilat kritikojne strategjine e Ferrarit per humbjen e Alonsos ne Abu Dhabi.

Sportivja madrilene Marca shkruan se ndodhi ajo qe kishte me pak shanse te ndodhte Ferrari gaboi strategjine dhe i dhuroi Vettelit titullin kampion bote.

Sipas kesaj gazette gabimin e Ferrarit nuk duhet ta paguaje piloti spanjoll por drejtuesit e kesaj skuderie.

Ne faqen e saj ajo ka publikuar dhe deklaratat e ministrit italian Roberto Calderoli i cili i ka kerkuar kryesministrit Berluskoni shkarkimin e menjehereshem te Montezemolos per kete fjasko te Ferrarit ne garen e fundit te sezonit.

E perditshmja tjeter El Mundo Deportivo e ka cilesuar ankth Cmimin e Madh te Abu Dhabit per Alonson.

Pas 69 gara - shkruan gazeta katalanase - Vettel shpallet Kaiser i ri i F1. Ferrari zbret nga froni Alonson i cili e kishte nje dore te trofeu.

I gjithe stafi i Ferrarit pranon gabimin e bere ne pisten e Yas Marina por i vetmi qe tregohet diplomatik ne deklarata eshte braziliani Felipe Massa.

Kemi ndaluar ne momentin e gabuar duhet te benim pit stopin me vone ka pohuar Massa.

Strategjia e drejtuesve tane ishte totalisht e gabuar ka perfunduar braziliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›