E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja mbështet EULEX-in

Ministri i Jashtëm spanjoll, Migel Anhel Moratinos thotë se qëndrimi i Spanjës sa i përket Kosovës “është i njohur mirë dhe i respektuar në komunitetin ndërkombëtar si dhe në mesin e shteteve anëtare të BE’së”.

“Është e qartë se kjo çështje nuk është zgjidhur në kuadër as të Kombeve të Bashkuara, as në terren. Presim që GJND’ja të shprehë mendimin e tij gjatë muajve të ardhshëm në lidhje me çështjen e ligjshmërisë së pavarësisë së njëanshme të Kosovës, të cilin e ka formuluar Asambleja e Përgjithshme e OKB’së. Çdo gjë varet nga vendimi i Gjykatës”, ka deklaruar Moratinos në një intervistë për gazetën serbe "Veçernje Novosti".

Ai theksoi se për Spanjën ky stabilitet është e një rëndësie të veçantë, prandaj ajo mbështet “EULEX’in, qëllim i të cilit është konsolidimi i shtetit juridik të Kosovës, sikur që mbështet edhe zhvillimin e saj shoqëror dhe ekonomik”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›