Spanja miqesore para eliminatoreve

Spanja do të luajë një ndeshje miqësore përpara se të fillojë aventurën
për eliminatoret e Botërorit 2014. Skuadra kampione e Evropës do të
luajë në Pontevedra me Arabinë Saudite ku trajneri Del Boske do të
shophë formën e futbollistëve të tij.
Në skuadrën iberike është rikthyer sulmuesi David Vija që mungoi gjatë Euro 2012 për shkak të një dëmtimi të pësuar vitin e kaluar. Nën urdhrat e Del Boskes është edhe Fernando Torres i cili do të luajë ndeshjen e tij të 100 me përfaqësuesen spanjolle si dhe Roberto Soldado. Për këtë të fundit, miqësorja me Arabinë Saudite është e rëndësishme për Spanjën përpara fillimit të fushatës kualifikuese për kampionatin botëror.
'E dimë që ndeshja me Arabinë Saudite është miqësore-tha Soldado-por pas kësaj ne do të nisim eliminatoret e boterorit dhe do të na duhet të përgatitemi sa më mirë. Dy ndeshjet e para në Grup do t'i luajmë jashtë fushës sonë dhe ne do të kërkojmë fitoren. Dëshiroj që të jap kontributin tim në të dy këto përballje për të marrë rezultatet e pritura.
Spanja ndodhet në Grupin I të Eliminatoreve të Botërorit 2014 së bashku me Francën, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Finlandën.