E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekorohet pa vdekjes Teodor Keko

Një dekadë pas vdekjes, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dekoruar të mërkurën shkrimtarin Teodor Keko me titullin "Mjeshtër i Madh". Shkrimtarit dhe publicisti është dekoruar me motivacionin për kontribut dhe promovim të kulturës dhe letrave shqipe. Titulli i është dorëzuar bashkëshortes së Kekos.

"Jam i lumtur dhe i nderuar që të ofroj titullin e madh për Teodor Kekon, duke nënvizuar edhe njëherë faktin që jetoi pak, por la shumë", theksoi presidenti Nishani.

Letërsisë shqipe Teodor Keko i ka lënë qindra poezi, dhjetëra tregime dhe novela, por ishte njëri nga publicistët më aktivë në shtypin e shkruar deri në vitet 2000. Ai vdiq në vitin 2002, në moshën 44-vjeçare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›